KINE- Tani do të njiheni me traditën e vjetër, ku femrat gjatë gjithë jetës së tyre, i presin flokët vetëm njëherë.

Pjesëtaret femra të grupit etnik Yao në Kinë, i presin flokët vetëm njëherë në jetën e tyre dhe atë e bëjnë para se të martohen, shkruan Daily Mail.

60 gratë e fisit kanë flokët më të gjata se 3 metra, ndërsa njëra ndër to ka flokët 7 metra.

Vendaset përdorin ujin e orizit për të larë flokët e tyre, dhe ky është sekreti i tyre për t’i mbajtur flokët më të shëndetshme, shkëlqyese dhe të buta.

Nëse mendoni se Rapunzel mund ta gjeni vetëm në përralla, atëherë njihuni me gratë e fshatit Huanglou në jug-perëndim të Kinës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: