Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi për një bashkëpunim më të ngushtë, veçanërisht ushtarak, me Greqinë, pas takimit me kryeministrin e vendit gjatë një vizite në Athinë.

”Vendet anëtare të NATO-s, gjithashtu do të forcojnë lidhjet e tyre në sektorët e energjisë dhe ekonomisë”, deklaruan Pompeo dhe kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.

“Po nisim një kapitull të ri në histori. Lidhja jonë nuk ka qenë kurrë kaq e fortë”, deklaroi Mitsotakis.

“Një marrëdhënie e fortë ushtarake, do të ketë efekte pozitive në fusha të tjera si në ekonomi dhe në promovimin e investimeve amerikane në Greqi”, theksoi Pompeo.

Pritet që sot pasdite, Athina dhe Uashingtoni, të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë bërë më të ngushta pasi vitet e fundit, lidhjet e SHBA-së me Turqinë janë ftohur.

Pompeo mbërriti në Athinë dje në mbrëmje dhe pritet të largohet nesër.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb