Gjykata e Selanikut, ka dënuar ditën e sotme një 39-vjeçar me shtatë vjet burgim, pasi akuzohet se posedonte mbi 1.000 materiale pornografike me të mitur.

I pandehuri, ka qenë në paraburgim që nga vera e vitit 2024.

Arrestimi i tij u krye pas një hetimi nga Policia e Krimit Kibernetik, e cila ka arritur të identifikojë gjurmët elektronike të aktivitetit të paligjshëm.

Nga këto hetime janë zbuluar se ai kishte mijëra video dhe foto me përmbajtje pornografike me të mitur.

Konkretisht gjatë seancës dëgjimore, mësohet se 39-vjeçari kishte ruajtur gjithsej 84 foto dhe 51 video me materiale pornografike në një server të veçuar, ndërsa mbi 1,000 skedarë të tjerë janë gjetur të lidhur në një hard disk të jashtëm.

Pavarësisht provave, në mbrojtjen e tij ai ka pretenduar se këto materiale ishin të shkarkuara qëllimisht nga “dark ëeb, ku po kryente kërkime për shkak të punës së tij si inxhinier i çështjeve të sigurisë kibernetike.

Megjithatë, ai ka thënë se qëllimi i tij nuk ishte t’i ruante materialet ose t’i ndante në skedarë të jashtëm.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb