GREQI

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se qeveria do i ofrojë sektorit të turizmit një ndihmë prej 420 milion euro.

Kjo ndihmë vjen dy javë pasi ka filluar sezoni turistik në vendin fqinj, por Greqia priste të merrte konfirmimin nga KE.

Pikërisht, kjo ndihmë do të ndahet në 350 milion euro për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, 50 milion euro për kompanitë e mëdha dhe 20 milion euro për nevojat e menjëhershme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb