TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma drejton gishin e akuzës për gjendjen e shëndetësisë në vend ndaj kryeministrit Edi Rama. Ajo publikon një video me deklaratat e kryeministrit dhe një person të shtrirë para dyerve të spitalit teksa thotë se Rama shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë.

Duma apelon qytetarët të marrin fatin e tyre në duar, për veten, fëmijët dhe familjen.

“I panginjur me pushtet, i pangopur në korrupsion, shfrytëzon çdo hapësirë të shesë gënjeshtrën sa më shtrenjtë. Nuk ka asnjë interes për shëndetin e shqiptarëve, ka sy, veshë e duar për vjedhjet me PPP në shëndetësi e në inceneratorë.
Shqiptarët nuk mund të dergjen e zvarriten dyerve të një pushteti që pasi i zhvat i shkelmon e lë jashtë. Mos kini asnjë iluzion se jep ndihmë kjo qeveri e marrë fund. Merrni fatin tuaj në duar, për veten, fëmijët dhe familjen. Mos i besoni më asnjë fjalë! Denonco, shpërndaje këtë video”, shkruan Duma.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb