Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme, deputetja e PD Grida Duma i është drejtuar ashpër maxhorancës, duke thënë se sa i takon raundeve për Presidentin, janë tallur me opozitën.

Duma i propozoi socialistëve që të heqin kushtin e mbledhjes së 20 firmave për të propozuar një emër dhe t’ia lënë opozitës zgjedhjen e kandidatit.

Sipas saj, qëllimi është që të gjendet kandidatura konsensuale, ndërsa tha se nuk duhet një President “që t’i heqë kapelen” qeverisë.

“Ajo që thoni ju është tallje e madhe, sepse thoni na sillni një herë një emër dhe pastaj nuk i dihet nëse ne ua votojmë apo jo, kjo është tallje.

Ka vetëm një mënyrë për të arritur tek emri konsensual, ai negociohet, nuk kërkohen 20 firma deputetësh, ky është rasti në të cilin ju thoni që ua ofrojmë, nuk keni ofruar asgjë.

Cilido kandidat mund të dalë me 20 firma, kjo nuk është negociatë mes palëve, për një president që nuk duhet të heqë kapelën para jush gjatë gjithë kohës dhe t’u përulet.

Nuk dua fare të di, as kërkoj, që ju thonë ishalla zgjidhni një personalitet të mirë, s’ka rëndësi fare nëse zgjidhet me votat e një pale. Zgjidhja do të kishte qenë pa 20 firmat dhe pa thënë që nëse doni një kandidat silleni me 20 firma.  Do të kishte qenë lërjani opozitës ta zgjedhë kandidatin të konsiderohet një kandidat i dakordësuar dhe shkuar pastaj në seancë me dakordësi, jo me kushedi, kjo është ngjarja.

Pra ju jeni tallur me këtë situatë, dhe fakti që nuk merrni pjesë dmth është të djegim raundet e këtyre. Fakti që e thoni kaq publikisht dhe pastaj thoni që nuk morët pjesë ju, është tallje e vetëdijshme e juaja, e qëllimshme

Do ta mbyll në frymë konstruktivë duke ju thënë se ka dhe një javë kohë, lërjani opozitës, dakordësoni emrin dhe pastaj shkojmë te logjika nëse ishit ju të kompromisit dhe të konstruktit të madh”, u shpreh Duma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: