Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka vizituar disa fshatra në Rrogozhinë, që janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Duma thekson se 7 fshatra në këtë zonë bllokohen sa herë që bie shi. Ajo shton se përmbytja ndodh sepse thjeshtë nuk pastrohen nyjet lidhëse të shkarkimit të ujërave.

Për Dumën, e gjitha ngjan sepse qeveria aktuale nuk ka vullnet të mirë për të bërë gjërat dhe se pas 25 prillit, me fitoren e opozitës, gjithçka do të transformohet.

Postimi i ish-deputetes demokrate Grida Duma:

Në Lekaj, Rrogozhinë, fshatrat Zambish, Gërmenj, Mushnik, Okshtun, Levonjë bllokohen e u ndalon ora lëvizëse nga dy orë shi sepse lumi e ura lidhëse përmbyt gjithçka.

Përmbytja ndodh sepse thjeshtë nuk pastrohen nyjet lidhëse të shkarkimit të ujërave.

Ja çfarë do të thotë vullnet qeverisës!

Kaq e thjeshtë!

Kur na pyesin “si do ta bëni realitet planin tuaj”, duhet kuptuar që është mendësia që prodhon mundësinë.

Nuk mungojnë mundësitë për pastrim është mendësia “spastruese” që keqqeveris vendin.

Vullneti për të bërë gjërat mirë i transformon paratë në mirëqenie!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb