Gazetari Andi Shota ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tapizë, ku një grua pasi lindi në shtëpi, e hodhi foshnjën në lumë.

Shota tha në një lidhje live për News24, se gruaja ka ‘kyçur gojën’ për krimin, por ka treguar vetëm vendin ku e ka hedhur foshnjën.

“Zonja në fjalë nuk është paraqitur asnjëherë për kontroll në këtë qendër shëndetësore. Mjeku i zonës nuk ka qenë në dijeni. Zonja është dërguar në QSUT, pasi gjendja e saj është komplikuar.

Foshnja është gjetur i pajetë në një grumbull mbeturinash. Zonja nuk ka treguar detaje nga ngjarja makabre, por ka treguar vetëm vendin se ku ishte hedhur foshnja.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: