Një zjarrfikës është bërë kryetemë në mediat kineze, për faktin se ka arritur t’ia shpëtojë jetën një gruaje, e cila kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga ura.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur gruaja kërcënon kalimtarët e rastit dhe policinë se do të hidhet nga një urë e lartë, duke mos ditur se prapa saj po qëndronte i fshehur një zjarrfikës.

Derisa ajo po bisedonte me policinë dhe kalimtarët, zjarrfikësi arrin të përvidhet dhe t’i afrohet ngadalë nga prapa, dhe në momentin e duhur e kapë për beli.

Veprimi i tij heroik ka pushtuar ballinat e të përditshmeve kineze, derisa thuhet se për ta larguar tërësisht nga rreziku, këtij zjarrfikësi i kanë ndihmuar edhe katër burra tjerë.

E gjithë kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Guiyang.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: