Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në “Kjo Javë” i ka konsideruar nul dhe pa sens ndalimin e lëvizjes natën dhe heqjen e këtyre masave natën e ndërrimit të viteve. Sipas tij janë disa antisense të këtyre masave që duhen bërë më koherentë që popullata të besojë.

Alimehmeti ka dhënë edhe një lajm të mirë teksa u shpreh se varianti Omicron është sprinti i fundit i maratonës së Covid-19.

Përpara se të bëhet vaksina sidomos për të moshuarit çfarë analizash duhet të bëjnë?

“Kemi një mjek kurues, i familjes. Vaksina i drejtohet zakonisht njerëzve me probleme pasi janë më shumë të rriskuarit. Nëse do ua bëjmë vetëm të shëndetëshme nuk ka sens. Mjeku kurues është ai që i njeh sëmundjet. Psh ajo trashja e gjakut nuk ka ardhur sot, tek dikush ke pyetur dhe tek i njëjti mjuek do të pyesësh a ta bëj vaksinën. Ndërsa ata që nuk vaksinohen dot për shkak të sëmundjeve janë realisht shumë pak. Ndërsa për çështje si tensioni, diabeti mund t’i drejtohemi vaksinimit. Në Shqipëri ne kemi mbi 1 milionë të vaksinuar dhe me shkallën e sëmundjeve këtu do t’i kishim parë. Po marr alergjitë, kemi pasur shumë pak raste të vështira në bazë të vaksinës, por ne dimë çfarë të bëjmë ndaj vaksinës. Në këto raste shkohet në qendra dhe rri më shumë i vëzhguar jo 15 minuta.

Jemi në fundvid dhe grumbullimet janë më të mëdha. Kemi edhe një orë policore që do të jetë nul natën e ndërrimit të viteve,

Kjo nuk ka bërë asnjëherë sens. Ndalimi i lëvizjes natën sidomos tani në dimës nuk shkakton asgjë. Grumbullimet e mëdha ende janë problem por kufizimi i lëvizjes s’ka sens. Duket si nga ato masat që bënte pune se për virusin nuk bën gjë dhe pikërisht që me 31 dhjetor kur njerëzit do jenë në rrugë ne e heqim. Jemi po të njëjtët shqiptarë, nuk i kemi qejf rregullat por ora policore vetëm, ecja me makinë, në rrugë nuk shkaktojnë problem. Problemi është tek aktivitetet me shumë njerëz. Janë disa antisense të këtyre masave që duhen bërë më koherentë që popullata të besojë.

Nga mund ta kuptosh që ke Omicron apo grip?

Nuk e kupton dot. Madje me Omicron nuk ke simptoma. Në një studim për Deltën vetëm gjysma kishte Covid dhe të tjerët virozë. Pra është PCR ajo që e ndan.Sot që flasim ne në Shqipëri dominant është Delta. Por Omicron ka  80% më pak mundësi se Delta që të të dërgojë në spital. Të ruhemi edhe pak sepse varianti Omicron është sprinti i fundit i maratonës së Covid-19. Patjetër që do të shpëtojmë nga dozat e vaksinës. Kjo është një maratonë, do të jetë e gjatë. Omicron do të kapë shumë njerëz, ndoshta edhe për herë të dytë madje edhe disa të vaksinuar. Por risku për formë të rëndë është i ulët. Por vaksinat nga ana tjetër po perfeksionohen. Nga ana tjetër kemi mjekimet që po marrin aprovimet në SHBA e vende të tjera. Dhe shumë pak muaj do ky diskutim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb