Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini ka reaguar ashpër ndaj komenteve të fundit të liderit turk, Recep Tayyip Erdogan për Hamasin.

Sipas tij, deklarata e presidentit turk ishte e rëndë dhe e neveritshme. Madje, Salvini tha se ai do t’i sugjeronte ministrit të Jashtëm të Italisë që ambasadori turk në vend të thirrej zyrtarisht lidhur me këto komente.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Në një fjalim para ligjvënësve të partisë së tij në parlament, Erdogan tha se Izraeli kishte përfituar nga qëllimet e mira të Turqisë dhe se ai nuk do të shkonte në Izrael siç ishte planifikuar më parë.

Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit dhe u kërkoi fuqive botërore të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë bombardimet e tij ndaj Gazës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb