TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në “Real Story” në News24 për një grup të struktruar që ka punuar kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, duke futur brenda këtij grupi Presidentin Ilir Meta dhe opozitën.

Sokol Balla: Kush është grup i strukturuar përveç Ilir Metës që ka tentuar të bllokojë çeljen e negociatave?
Kryeministri Rama: I kam thënë përditë me emra. Nuk dua të merrem më me këta, nuk dua të merrem. Dua të vë kohën time në dispozicion të njerëzve. Kemi kapërcyer një pengesë të madhe të ngritur në një pjesë të madhe artificialisht pikërisht nga ai grup i strukturuar përmes dezinformimit, manipulimit dhe ushqimit të një pjese të klasës politike gjermane me gjithçka që kemi parë në 6 muaj.

Bënë çmos që të përdornin miqtë e tyre në Bundestag për të penguar negociatat. E kemi kapërcyer, kjo është themelore. Pjesa më e madhe e Bundestagut ka kërkuar hapjen e negociatave pa kushte, ndërsa CDU/CSU u përgjigj pozitivisht kancelares gjermane, e cila ka kërkuar copë ‘duhet t’i japim po Shqipërisë’. Do kishte qenë më e lehtë që nga Ilir Meta e me radhë të kishin bërë xhiron e Europës dhe të kishin kërkuar çeljen e negociatave dhe jo të bëjnë sikur kanë kërkuar hapjen pasi projekti i tyre vdiq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb