Edhe këtë fundjavë Tirana ofron një sërë aktivitetesh kulturore e artistike për qytetarët e saj. Të gjithë të apasionuarit e muzikës instrumentale, por jo vetëm kanë mundësi që të ndjekin sot në Amfiteatrin e Liqenit një nga grupet më të njohur irlandez, grupin Cuisle i cili performon këngë nga Irlanda, por edhe vende të tjera.

Cuisle – e cila në gjuhën irlandeze do të thotë “puls” do të përfaqësohet nga Leonard Breathnach në fizarmonikë, Micheal Breathnach në kitarë, vokal dhe fishkëllima dhe Martin Craven në fyell.
Ndërsa Atlantic Dance Exchange është një grupim unik performuesish me qëndrim në Dublin, Irlandë që përbëhet nga kërcimtarë profesionistë nga të dy anët e pellgut, të cilët përqafojnë kërcime tradicionale irlandeze dhe amerikane, duke i ndarë me një publik ndërkombëtar.

Themeluesit e grupit janë Mary Beth Taylor dhe Colleen Werle. Përveç ritmeve të muzikës ndërkombëtare në skenën e Amfiteatrit nuk do të mungojë as muzika shqiptare e ofruar nga Ansambli Tirana të cilët në çdo shfaqje që japin dhurojnë vetëm magji dhe një spektakël të vërtetë duke garantuar një mbrëmje fantastike. Mos mungoni në Amfiteatrin e Tiranës, sot më 25 maj, në orën 20:00, pasi hyrja është e lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb