Grupi Konservator Reformist i Parlamentit Europian, anëtare e të cilit është edhe Partia Republikane Shqiptare reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar Shqiptar dhe dhunën e ushtruar karshi qytetarëve, artistëve dhe opozitës.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se Grupi Konservator Reformist i Parlamentit Europian dënon prishjen e godinës së TK duke e konsideruar si “aktin e paprecendent të qeverisë Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar”.

Në njoftim, Grupi shprehet se bëhet fjalë një godinë me një trashëgimi të madhe kulturore dhe historike për qytetarët shqiptarë.

Grupi Konservator Reformist shprehet së dënon “këtë dhunim të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeverisa Rama, veprime këto që bien ndesh me vlerat tona evropiane.”

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb