TIRANE – Partia Demokratike ka vendosur të nisë protestat të enjten e javës së ardhshme, duke këmbëngulur për dorëheqjen e kreu të Kuvendit, Ilir Meta pas pretendimeve të deputetit Tom Doshi, se kryeparlamentari kishte paguar një vrasës për eliminimin e tij dhe deputetit të PD-së Mhill Fufi.Strukturat e PD degët në rrethe, kryesia dhe grupi parlamentar kërkuan sot mbajtjen të enjten më 12 mars një proteste masive në Tiranë për të nxitur dekriminalizimin.
Kryetari Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e sotme, një mbledhje të jashtëzakonshme me krerët e PD-së në rrethe, ku u vendos lidhur me qëndrimin që do të mbajë selia blu mbi situatën e krijuar, pas deklaratave të deputetit të përjashtuar nga PS, Tom Doshi.

Opozita kërkoi edhe sot në Kuvend dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta. Partia Demokratike akuzon edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për fshehje të krimit dhe për negociata private me personin, që sipas Doshit pretendon se i ka rrëfyer se i është kërkuar të vrasë kundrejt pagesës dy deputetët të Kuvendit, me porosi të kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Protesta do të behet edhe kundër pasigurisë se madhe ne vend, kunder kriminalitetit, tritolit e atentateve qe kane cenuar sigurine e jetes. Protesta do të jetë dhe zëri i qytetareve kundër varferisë, papunësisë e padrejtësive të përditshme të qeverisë, sidomos me faturimin abuziv të energjisë që po krijon drama sociale.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: