Anëtarët e “Grupit për PD-në”, përmes një deklarate për mediat, kanë sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me Partinë Demokratike dhe kreuna aktual demokrat Basha.

Ish-presidenti Bujar Nishani, deklaroi se kërkesa për largimin e Bashës sa vjen e rritet, për shkak se PD është pronë e anëtarësisë dhe e qytetarëve shqiptarë.

Harxhi nga ana e saj u shpreh se kreu aktual i PD-së ka humbur katër zgjedhje dhe nuk ka bërë qoftë edhe një akt perëndimor.

Bujar Nishani: Basha duhet të bëjë transparencën para shqiptarëve. Kjo sepse ka që më 2013, që thuhet se Basha është i trysnuar nga Berisha, dhe Basha nuk e ka përgënjeshtruar këtë gjë. Basha duhet të dalë dhe të thotë a është shantazhuar nga Berisha për të marrë vendime? Këtë gjë duhet të thotë Basha.

Edit Harxhi: Marrëdhënia ime personale me Berishën mbetet ajo që ka qenë përherë. Unë marr votën e demokratëve, ata besojnë tek unë dhe vlerat, e programi im, për të ngritur PD-në në idealet e 1991. Ndoshta në mbrëmje nxjerr programin e ri, unë jam e bindur se demokratët do më besojnë votën. Ky është fundi i tranzicionit shqiptar. Basha nuk bëri asnjë akt perëndimor, sepse ka katër herë që humb dhe nuk është treguar aspak europian. Ky grup do kërkojë reformimin e plotë të PD-së. Grupi do të punojë, por unë jam e sigurt që nuk do ketë nevojë, sepse Basha do jetë më 14 qershor përballë një surprize.

Bujar Nishani: PD është pjesë e një sistemi, që na cek të gjithëve e që nuk jemi dakord asnjë, kush më pak e kush më shumë. Ky sistem nuk u cenua, ngeli po ai para 25 prillit. Do vazhdojmë betejën për PD-në, në funksion të goditjes të problematikave, që ne nuk pajtohemi me sistemin. Kërkesa për largimin e Bashës do vijë duke u rritur, sepse PD është vlerë e shoqërisë shqiptare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb