Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi i është përgjigjur Bujar Nishanit me një dokument nga Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gurakuqi thotë se si ai dhe asnjë anëtar tjetër i familjes së tij nuk ka qenë kurrë bashkëpuntor i Sigurimit apo anëtar i PPSH.

Madje Gurakuqi e cilëson si shantazhuese deklaratën e Nishanit si dhe shton se ky i fundit nuk ka shkuar vetë për të bërë kërkesë para Autoritetit.

Po ashtu Gurakuqi e akuzon Nishanin si shpifës dhe e paralajmëron se do mbajë përgjegjësi ligjore. Në fakt akuzat filluan nga Gurakuqi ndaj Komisionit të Vlerësimit të PD që e skualifikoi në vlerësimit e kandidatëve.

Nishani nga ana tjetër pikërisht sot ftoi Gurakuqin të lexojë dy dosjeve në arkivin e Sigurimit të Shtetit, ku sipas tij bëhet fjalë për dy rekrutime, njëri në vitin e largët 1949 me emrin e koduar ”SATELTI”, dhe tjetri në 1980 me emrin e koduar ”VIGJILENTI”.

STATUSI NGA ROMEO GURAKUQI

Pas nje deklarate shantazhuese te z. Nishani deklaroj me pergjegjesi para opinionit publik, se te dhenat e paraqitura nga ish- Presidenti i vendit, nuk kane te bejne as me mua dhe as me familjen time. I kerkoj publikisht Autoritetit  per Informim mbi Dosjet e Ish Sigurimit te Shtetit te jape opinionin e vet perkufizues, brenda parashikimeve te ligjes, mbi dy dosjet e cituara.

Personalisht jam kontrolluar dy here nga Autoriteti per Informim ne vitin 2017, heren e pare si kandidat per organet e reja te Drejtesise dhe heren e dyte pas fitores nga PD Shkoder te zgjedhjeve te vitit 2017,.para marrjes se mandatit, me nismen time.

Personazhet, oficeret,  te dhenat nuk kane te bejne me mua dhe me asnje anetare te familjes sime.

Nen pergjegjesi publike deklaroj se as une dhe asnje anetare i familjes sime, nuk ka qene kurre as bashkepunetore i Sigurimit dhe anetar i PPSH.

Problemi eshte se kete shpifje shantazhuese e ben nje person qe ende nuk ka shkuar vete per te bere kerkese para Autoritetit.

Bashkengjitur eshte vertetimi i Autoritetit.

Shpifesi do te mbaje pergjegjesi ligjore. Qytetaret kane rastin te kuptojne se nen drejtimin presidencial te kujt ka qene!

Kjo sa per fillim, mbasi lajmi me gjeti ne udhetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb