Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres theksoi domosdoshmërinë për të punuar në eliminimin e pengesave me të cilat përballen eksportet ruse të produkteve ushqimore dhe plehrave.

“Në lidhje me eksportet ruse të ushqimeve dhe plehrave, të cilat ne po e shohim një mjet thelbësor për të përballuar krizën e tregut të plehrave, ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për të krijuar kushtet e përshtatshme për të eliminuar të gjitha pengesat që ekzistojnë ende në përballimin e këtyre eksporteve”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së u shpreh se do të ketë një ndryshim pozitiv sa i përket mundësisë së aksesit të grurit dhe plehrave ruse në tregjet ndërkombëtare pa asnjë pengesë.

Ai gjithashtu vuri në dukje synimin e tij për t’u takuar me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në margjinat e takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë për të diskutuar disa çështje që lidhen me ushqimin, plehrat dhe marrëveshjen e eksportit të grurit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb