Më në fund kërkesës së madhe të fansave të saj Gwyneth Paltrow i është përgjigjur me foton e  parë të martesës së saj.

Artistja është martuar në 29 shtator me producentin Brad Falchuk, por vetëm sot ka publikuar këtë foto, ku shfaqet e mrekullueshme me fustanin e bardhë të dizenjuar nga një stilist italian.

Gwyneth Paltrow 46 vjeç dhe Brad Falchuk, 47,  lidhën kurorë  në një ceremoni të fshehtë në shtëpinë e tyre në Hamptons ditën e shtunë më 29 shtator.

Çifti i thanë “PO” njëri-tjetrit në praninë e miqve të ngushtë, duke përfshirë Cameron Diaz, Robert Doëney Jr., Steven Spielberg etj.

Takimi i parë i Gwyneth me Brad ishte në Glee, në vitin 2014, por nuk dolën në publik derisa romanca e tyre u zbulua një vit më vonë gjatë pushimeve romantike në Itali. Në vitin 2017, Brad i propozoi Gëyneth dhe bashkë me PO-në erdhi edhe një ceremoni fejese në LA.

Gwyneth ka qenë më herët e martuar me këngëtarin Chris Martin, me të cilin ka dy fëmijë, vajzën 14-vjeçare Apple dhe djalin 12-vjeçar Moses.

Brad, nga ana tjetër, ka qenë i martuar me producenten Suzanne Bukinik, me të cilën gjithashtu ka dy fëmijë, djalin Brody dhe vajzën Isabella.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb