Erling Haaland është gati për finalen e madhe të Champions League. Sulmuesi norvegjez ka dhënë një kontribut të madh për “Qytetarët” këtë sezon, duke shënuar gola pa limit në të gjitha kompeticionet.

Shifrat flasin qartë, mbi 40 gola këtë edicion. Haaland ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA, në prag të sfidës me Interin.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në finalen e Champions League-s dhe do të jetë nder të jem atje. Por mbi të gjitha kemi një ndeshje për të fituar. Ne kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe duhet ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që të gjithë do të japim gjithçka për të fituar kundër një skuadre të shkëlqyer si Interi.

E dija që në këtë ekip do të kisha mundësi të shënoja shumë. Kur ke kaq shumë kampionë rreth teje, që të krijojnë shanse ose të hapin hapësira, atëherë gjithçka është më e lehtë. Ne të gjithë kemi uri për fitore. Unë jam me fat që kam shokë skuadre që më ndihmojnë të bëj punën time: të çoj topin në rrjetë. Çfarë bëj më pas? Fokusohem menjëherë te goli tjetër” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb