Erling Haaland nuk u paraqit në grumbullimin e B.Dortmund, kaq ka mjaftuar që në Gjermani dhe jo vetëm të shpërthej një valë aludimesh duke ndezur merkaton e transferimeve. Nuk bën asgjë për të shuar këto zëra as drejtori sportiv i B.Dortmund, përkundrazi: “Është që tani në Angli”, u shpreh me shaka Zorc në një intervistë për Sky. Sipas “Mirror”, Chelsea e ka seriozisht për të blerë shërbimet e biondit norvegjez, janë të gatshëm të investojnë në arkat e B.Dortmund plot 175 milion euro. Haaland shihet si dhurata më e madhe që drejtuesit e klubit mund ti bëjnë Thomas Thuchel pas triumfit në Champions League.

Haaland
Haaland

Verdhezinjtë pasi shitën Sancho tek Man.United mund të humbasin një tjetër element të rëndësishëm, më të mirin në fakt, kjo pasi Mino Raiola, ashtu siç bëri me Sancho, po bën gjithçka që edhe Haalnd të transferohet në Londër. Sulmuesi ka një kontratë me Dortmund deri në vitin 2024 por në 2022 mund të largohet për 75 milion euro, klauzolë që do ta paguanin me dëshirë një pjesë e madhe e klubeve europiane. Dëshira e drejtueseve të klubit është ta mbajnë lojtarin edhe për një tjetër vit por në mes janë një mal me para dhe në të tilla raste Dormund ka vërtetuar se në fund gjithnjë dorëzohet përpara parave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb