Ky është momenti kur një grua e zhveshur ka shkatërruar çfarë t’i dalë përpara në një lokal në Florida.

“Daily Mail” ka publikuar pamjet ku shihet 53-vjeçarja, Tina Kindred, e cila duket se është tejet e nervozuar, kur nis e përplas çdo gjë në lokal.

Raportohet, se shpejt në lokal kanë mbërritur efektivë policie, të cilët e kanë neutralizuar gruan dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Siç shihet në pamjet e publikuara, Kindred shfaqet teksa qëndron në banakun e lokalit dhe nis të hedhë çdo gjë në tokë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Outback Steakhouse, ndërsa po të njëjtën veprim, 53-vjeçarja raportohet se e kishte bërë edhe në një tjetër lokal. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.


(BaklkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: