Ish-ylli i Gjermanisë dhe ekipit të Chelsea, Michael Ballack raportohet se ka nisur një lidhje të re romantike me mikeshën e djalit të tij të ndjerë, një modele vetëm 21 vjeçe.

Gjermani 45 vjeç, mbeti me zemër të thyer në gusht të vitit të kaluar kur i biri Emilio vdiq në një aksident tragjik me motoçikletë. 18-vjeçari humbi kontrollin e mjetit gjatë një manovre jashtë vilës familjare në Portugali dhe përfundoi i vdekur në një rrugë publike.

Por, Michael duket se e ka hedhur pas krahëve tragjedinë pasi është duke shijuar lidhjen me Sophia Schneiderhan, e cila është vajza e një mjeku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Futbollisti në pension u fotografua duke vizituar Art Basel, një panair për artin modern dhe bashkëkohor, me të dashurën e tij, 24 vjeçe më të re.

Madje çifti dukej shumë i dashuruar dhe ndanë një puthje në publik. Sophia ndërkohë punon për Louisa Models dhe ka mbi 54,000 ndjekës në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb