Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, ka deklaruar, se kishte informacione se po përgatitej arrestimi i tij, pas kthimit nga Beogradi, ku u takua me patriarkun Porfirio.

Në një deklaratë të dhënë për mediat malazeze, Krivokapić ka thënë se arrestimi i tij, ishte duke u përgatitur për shkak të “tradhtisë kombëtare”, pasi ai nënshkroi një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

Kur u pyet se kush do ta arrestonte, ai tha se do të ishte prokurori special i shtetit Milivoje Katniç.

Nga ana tjetër, kryeprokurori special, Milivoje Katnië, tha se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me planin e pretenduar për të arrestuar kryeministrin Zdravko Krivokapić

“Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në Patriarkanë, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhtisë kombëtare, dhe as nuk kisha në plan ta arrestoja atë”, tha Katniç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb