Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Kosovës, duke vlerësuar ekipin kosovar.

Shevchenko teksa përgëzoi lojtarët e tij për fitoren, tha se ishte ndeshje e vështirë.
“Ishte ndeshje e vështirë. Ta lëmë anash rezultatin, ishte ndeshje e vështirë dhe kështu do ta ketë secila skuadër që do të përballet me Kosovën”, theksoi Shevchenko.

Ai theksoi se Kosova është ekip me potencial dhe në këtë ndeshje ai komplimentoi edhe trajnerin.
“Kosova ka trajner të mirë, kjo u tregua sot. Pashë shumë potencial te ky ekip dhe pa dyshim se do të jenë skuadër për t’u marrë seriozisht”, u shpreh Shevchenko.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb