TIRANE- Deputetja Mimoza Hafizi ka shpjeguar konkretisht amendamentet e dorëzuara Kuvend lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjen e Presidentit. E ftuar në studion e “News 24”, deputetja Hafizi tha se me votën e tij, populli mund të tronditë paksa ambientin politik në të cilin jetojmë. Kjo, pasi sipas deputetes, në Shqipëri vendosin për gjithçka vetë kryetarët e partive.

Ju keni paraqitur në Kuvend amendamente për zgjedhjen e Presidentit…
Me 94 deputetë ndryshohet edhe Kushtetuta. Është i njëjti numër që vendos që i njëjti ndryshim t’i kalojë dhe popullit për miratim. Ka një absurd. Nuk kemi asnjë çështje të shtruar për ndryshim kushtetues në referendum popullor. Jemi në një fazë ku realiteti politik në vend është i tillë që duhet të pyetet populli. Ka nevojë për një shkundje politike, pasi këtu kryetarët e partive vendosin gjithçka. Të dy amendamentet që ne propozojmë kërkojmë pjesëmarrjen e votës popullore.

Deputetja Doda ju akuzoi për plagjiaturë politike. Ç’reagim keni?
Kolegia ime ka patur edhe javën e kaluar një reagim. Në rastin konkret për zgjedhjet e presidentit nga populli të bashkohemi të firmosim një amendament dhe ta fusim në procedurë. PDIU e paraqiti një opinion në komision dhe aty kishte edhe një pikë për zgjedhjen e presidentit. Ka disa pika në amendamentin tonë që janë të diskutueshme. Për shembull për numrin e firmave për një kandidat. Nëse ne i japim të drejtën një partie parlamentare qoftë edhe me 1 deputet për të propozuar, atëherë le t’ia japim edhe 10 mijë zgjedhësve. Ky ka qenë propozimi ynë. Unë s’kam aspak dëshirë për protagonizëm, por thjesht një çështje sesi populli shqiptar të ketë të drejtën e votës për të tronditur këtë ambient politik që po jetojmë.

S’ka pasur referendum për çështje kushtuese. I vetmi që arriti të fitonte kryeministri Rama e ndryshoi atë nen. Çfarë reagimi keni ndjerë?
Ka qëndrime të ndryshme, por jemi të vendos që këtë debat që kemi nisur ta mbështesim nga populli. Kolegët e mi para 7-8 vitesh kanë hyrë në greve urie për ndryshimet kushtetuese. Në parlamentin aktual ka persona politik që kanë personalitet që të reagojnë dhe të vendosin që popullit i duhet dhënë fjala. Ne do i drejtohemi dhe parlamentit. Unë sot e kam mbyllur me frazën; i kërkojmë qytetarëve që të bëjnë presion për të vendosur politika.

Në ç’pikë mendon se janë zhvillimet për reformën në drejtësi?
Reforma në drejtësi duhet të kalojë dhe debati aktual nuk më duket thelbësor. Kjo paketë, e cila përmes disa ndërhyrjeve siç është ‘Vetingu’ apo kontrolli, unë mendoj se kjo reformë do sjell një hap pozitiv, qoftë në gjyqësor por edhe në sistemin politik.

Një tjetër çështje që keni prekur para pak ditësh është çështja e universitetit publik dhe kontrollin ndaj financave të MAS. Jeni sqaruar?
Unë përmes një ligji, si deputete me lejon të kërkoj informacion dhe ta kem përgjigjen brenda 2 javëve. Letra ime ishte dërguar në 24 maj dhe duhet të kisha marrë përgjigjen.

Ç’mund të na thoni në lidhje me situatën politike në vend?
Sot elektorati është i zhgënjyer nga politika. Ndërkohë, deklarata e deputetit Spahiu për reformën në drejtësi është e papërshtatshme.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: