TIRANE- Deputetja ‘rebele’ e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka shprehur qëndrimin e saj kundër ligjit për importin e mbetjeve, i cili pritet të dërgohet për miratim në Kuvend në 22 shtator. Në një dalje para mediave, Hafizi theksoi se ka bërë një kërkesë për tërheqjen e projektligjit, pasi sipas saj është një pabesi e qeverisë.

“Këto nene janë hedhur poshtë 3 vite më parë. Një nga ligjet e para të iniciuara nga ligjet e rilindjes. U mbetem këtyre argumenteve. Ka dhe një argument politik të fortë. Ligji i 3 viteve më parë kërkonte referendum. Fakti që ne rikthejmë nenet e ligjin, këtë e quaj pabesi që kjo qeveri merr. Ne jemi në diskutim edhe me shoqërinë civile. Kam bërë edhe një kërkesë në FB për qytetarët, pasi kjo prek edhe shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse do marrim plehra nga jashtë, do demotivojmë mbledhjen e dhe shfrytëzimin e mbetjeve shqiptare.”, tha Hafizi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: