Në dosjen e prokurorisë në lidhje me ngjarjen që ndodhi 3 ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi me armë zjarri një punonjës të IMT-së.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e plot, ku jepet edhe dëshmia e gruas së autorit, Sose Muça. Kjo e fundit tregon se si e kishte mësuar ngjarjen, pasi nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi. Mes të tjerash ajo pohoi se nuk ishte në dijeni se burri i saj dispononte armë.

“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U afrova por ishte e rrethuar me policë dhe pastaj patrulla e policisë më ka shoqëruar në komisariat. Nuk e dija që burri kishte arme. Nuk e kam parë kurrë me armë dhe nuk e di se ku e ka gjetur Qaniu.”, është shprehur e shoqja e Qani Muçës.

Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave ndërsa ndaj tij rëndojnë dy akuza, “vrasje ndaj funksionareve publike”, mbetur ne tentative dhe “armëmbajtje pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb