Roberto Mancini u prezantua me bujë si kryetrajner i Arabisë Saudite, ndërsa një ditë më pas edhe takimi me Cristiano Ronaldon. Por në Itali janë ndezur polemikat dhe diskutimet për lamtumirën e tij nga kombëtarja axurre.

Presidenti i Federatës Italiane duket se nuk ndenjur duarkryq, teksa tani kërkon dëmshpërblim nga Mancini pas dorëheqjes, që me sa u pa më vonë, kishte si qëllim largimin drej Arabisë. Prandaj Mancini mund të detyrohet t’i paguajë një shumë ish-punëdhënësit në bazë të një rregulloreje të FIFA-s.

Në ditët në vijim, FIGC do të vendosë se çfarë do të bëjë: e sigurt është se në krahasim me atë që ndodhi në mes të gushtit, pra kur kanë ardhur dorëheqjet, marrëdhënia mes dy palëve të përfshira është gjithçka tjetër, veçse e qetë jo. Dhe kështu skenari i një kërkese për dëmshpërblim ndaj Mancinit është më konkret se kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb