Presidenti i Tiranës Refik Halili pranoi dëmtimi i Idriz Bathës dhe rikthimi me vonesë  në Shqipëri i Uinful Kobinasë ndikuan tek eliminimi i Tiranës nga Liga e Europës prej Jang Boisit me rezultatin 3-0.

Në studion e “Sport News Plus” “News 24”, kreu i kampionëve të Shqipërisë tregoi se dhënia e lejes për Kobinën për të takuar familjarët e tij dhe vonesat e fluturimeve bënë që ai të mos futej në lojën e skuadrës në fushë.

“Kush është ai që s’ka dëshirë të kualifikohet?! Fati kaq ishte. Skuadra, duke nisur nga fillimi kampionat dhe me titull, ishte i suksseshëm. Sezoni për vazhdimësi në kupat e Europës, them që u bë një gjë e mirë. U kualifikuam në turin e parë, me Crvena Zvezdën bëmë një ndeshje të mirë. Pa dashur të justifikohem, nuk patëm fat prej dëmtimit të Bathës, i cili ka qenë lider i sezonit bashkë me shokët e tij. Fati i tij i keq ishte dëmtimi. Kale ka patur shqetësim, tani operohet për shpatullën. Ishte i frikësuar gjatë stërvitjes, por kishte dëshirë të luante këtë ndeshje. Qe gabimi im, se Kobina donte të largohej për arsye familjare. Bllokimi i linjave të fluturimit vonoi rikthimin e tij. Blerjet janë të suksseshme. Ata ishin ekip i fortë. Nuk patëm mundësi, nuk bëmë një ndeshje të mirë si të tjerat.

Ajo ndeshje, e keni parë, 20 minutat e para ishim mirë, por fati është se kemi çaluar. Batha kishte dëshirë, por më mirë do të ishte t mos luante. Luajti me gjilpërë. Ishte i cunguar. Një lojtar që Aty ku nuk kthehej Kobina në fushë, aty na godisnin më shumë. Ekipi kundërshtar e meritoi fitoren. Të shikojmë të ardhmen”, deklaroi Refik Halili.

Merkato në vazhdimësi – Pa përfunduar kampionati kishim menduar të bënim afrime. Duhej të ruanim boshtin. Torasës, Ngosë, Bathës u mbaronte marrëveshje. Ishte vetëm Kale dhe dikush tjetër me kontratë. Bëra takim me trajnerin. I morëm mendim stafit për merkaton. Dhe menduam të hidhnim pikat. Këtë pjesë nga lart Kobina, Ngo dhe Torasa, Egbo tha se i donte akoma në skuadër. Bëmë marrëveshjen në një kohë të shpejtë. Nuk donim të rëndoheshim financiarisht. Të gjithë ishin të gatshëm të qëndronim. Ky grup lojtarësh luanin prej kohësh. Marrëveshja më e vështirë për t’u bërë ka qenë me Ngonë. Kam thënë që ai nuk do të luaj futboll. Kur ua kam thënë miqve, janë habitur. Ngonë e njoh shumë mirë. Është i çuditshëm. Është e vështirë ta pranojnë ekipet. Pranova deri në 8 mijë euro pagesë. Në këtë kohë krize, por do të themi të vërtetën. 5-6 skuadra luajnë me element të rinj . Ai kërkonte të merrte një pagesë të lartë. Ngoja foli para Kupës së Republikës. Tha se kam këto propozime. Ta mbyll me Ngonë. Ka thënë pastaj dua të kthehem, por ne i kishim zgjidhjet në merkato.

Afrimet janë më të mira se çkemi pasur. Afrimet me largimet janë me diferenca. Meqënëse këtu e mbyllëm dhe ai nuk binte dakord, e lamë me keq.

Këto dy ndeshje, fati nuk ishte me ne , por zoti na çoi në play-off. Kjo skuadër që unë kam patur besim. Jo për të justifikuar, por është një humbje e madhe që një lojtar titullar i dëmtuar si Batha, etj janë të rënda. Pastaj bojkoti i kampionatit, fusha artificiale. Drejtori maqedonas i tyre na tha se këtu kemi mundur të gjithë skuadrat angleze se kemi fushë artificiale.

Në vend të Dokës, kemi marrë mbrojtës të kombëtares së Maqedonisë. Nuk gabon klubi kollaj. Mema dhe Egboja kanë kërkuar një qendërmbrojtës. Vangjeli 95% të ndeshjeve me Tiranën i ka bërë shkëlqyeshëm, përveç autogolit me Kukësin dhe bëri ndeshje të dobët me Durrësin. Pra, dy maqedonasit dhe portieri janë 50% të skuadrës. Qendërsulmuesi që u fut me afrikanët në fushë bën 15-20 gola, shënojeni dhe mbajeni mend.

Edhe një mesfushor që sollëm 3-4 ditë para ndeshjes, ai pësoi tërheqje. Qendërsulmuesi kishte 5 ditë që kishte bërë stërvitje.

Ne sot kemi 19 lojtarë që janë lojtarë formacioni. Këto 19 lojtarë do të bëjnë mirë gjatë kampionatit.

Shkurtaj që në fillim donte të shikonte për jashtë. Kur më thanë merre, thashë pyeteni sa peshon sot. Shkurtaj nuk donte të ishte tek ne, donte jashtë. Kur vijnë e Tirana e ngrenë çmimin, kur ikin diku tjetër e ulin. Abazaj nuk është se donte të vinte tek ne. Donte të vinte te ne para se të shkonte te Kukësi, donte të ikte jashtë Shqipërisë më vonë. Për Sabien Lilajn para ndeshjes me  Crvenan, 4-5 ditë, bëri një propozim stratosferë. Tha po stërvitem në palestër. Nëse do luante me Crvenan, si do të stërvitej me 4-5 ditë? Bregu ka qenë propozim nga fundi, unë jam i kënaqur me këta që kam. Po ta mernim Bregun, sbëmë mirë se fusim një lloj konkurencë. Kur ke 3 sulmues në një pozicion me të njëjtën pagë. S’kemi luks të mbajmë lojtar në stol me 6 mijë euro”, u shpreh presidenti i Tiranës Refik Halili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb