Austria bis, tjetër Çmim i Madh në këtë vend dhe në pistën e Spielbergut ai që ka shkëlqyer ka qenë kampioni i botës në fuqi, Ljuis Hamilton, i cili ka vendosur një kohë të jashtëzakonshme nën rreshjet e shiut: 1:19.273.

I dyti me +1.216 sekonda vonesë ishte Maks Verstapen i Red Bull, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Karlos Saniz. Në vendin e katërt Valteri Botas, që plotëson dhe katërt makinat që do të nisen nga kreu.

Shumë keq Ferrari. Sebastian Fetel u rendit i dhjeti me +2.378 sekonda nga Hamilton, ndërsa Leklerk i njëmbëdhjeti, me pilotin nga Monako që nuk arriti të hyjë në Q3.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb