Karabinierët në Itali e kanë kapur mat një 34-vjeçar shqiptar, pasi kanë përdorur justifikimin se janë postierë të një poste ekspres që duhet t’i dorëzojnë një paketë, për të hyrë në shtëpinë e tij dhe për ta vënë në pranga.

Ata kishin dyshime se shqiptari me iniciale G.N., merrej me trafik droge dhe bastisja ndodhi pasi ishte planifikuar më parë për të goditur rrjetin që mbushte zonën ku ai jetonte me kokainë dhe kanabis.

Policia e kishte mbajtur nën vëzhgim shtëpinë dhe ndërhyri pasi bllokuan një 30-vjeçar që ishte klient i shqiptarit, të cilit iu gjet 100 gram hashash dhe më pas rrëfeu skemën si funksiononte rrjeti.

Ndërkohë në banesë janë gjetur 170 gramë hashash, të fshehura në dhomën e gjumit, ndërsa në dy shishe kishte edhe rreth 50 doza të izoluara me nxehtësi (80 gramë) kokainë, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan dy peshore elektronike dhe materiali i përshtatshëm për paketim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: