Në Bllok në zemër të Tiranës, mes ritmit të pandalur të qytetit, është hapur një botë krejtësisht ndryshe. Një hapësirë ku dashuria, përkujdesja dhe historia bashkohen për t’u shndërruar në një destinacion të veçantë për… putrat!

“Oreo & Tony” është shumë më tepër se një dyqan për kafshët shtëpiake. Është një trashëgimi familjare, një pasion që lind nga dashuria për kafshët, që prej më shumë se 60 vitesh duke kaluar nga veterinerët, farmacistët dhe mjekët që kanë jetuar këtë pasion brez pas brezi.

Emri “Oreo & Tony” sot janë simbol i një komuniteti që kujdeset për çdo qen dhe mace, qoftë në shtëpi apo në rrugë.

Në inaugurimin e dyqanit, Oreo & Tony lançon iniciativën “Feed the Strays” një thirrje për qytetarët që të kujdesen për kafshët pa strehë, duke i ushqyer me produkte cilësore nga brand-i ynë.

“Dëshirojmë të lançojmë për herë të parë një nismë në ndihmë të komunitetit tonë të katërputroshëve, që nga ata që jetojnë në shtëpitë tona, deri tek ata të padukshmit, pa një çati dhe një forever home. Nisma quhet “Feed the Strays”, dhe synon të nxisë qytetarët të kujdesen për qentë dhe macet e rrugës, duke i ushqyer me produktet e Oreo and Tony.”

Në më pak se një vit e gjysmë, “Oreo & Tony” ka planifikuar të shtrihet në të gjithë Shqipërinë me deri në 40 dyqane por synimi nuk është thjesht të shesë. Synimi është të ndërtojë një kulturë të dashurisë dhe kujdesit ndaj kafshëve.
“Oreo & Tony”, sepse çdo putër meriton dashuri, kujdes… dhe një vend ku është gjithmonë e mirëpritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb