Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, do të merret sot në pyetje nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se si një makinë policie dërgon në SPAK të arrestuarin, ish-miku që çoi pas hekurave Nuredin Dumanin, që me rrëfimet e tyre tronditën botën e nëndheshme të krimit.

Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: