Emisioni ‘’Real Story’’ i Sokol Ballës në News24 ka diskutuar sot hapjen e PD nëpërmjet procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave, skualifikimet dhe modelin e ri që sjell në Shqipëri.

Politologu Roland Lami thotë se procesi duhet të kishte nisur më herë pasi në 2-3 muaj është i sforcuar dhe PD s’mund të demokratizohet direkt kur vetëm 2-3 muaj më parë kishte problemet e saj.

Po ashtu ai thotë se nëse ky proces bëhet siç duhet atëhere do të jetë model për Shqipërinë dhe partitë e saj, por nëse përdoret si ‘shoë politik’ para zgjedhjeve, do të mbetet aty ku është.

‘’Është një proces i sforcuar, pasi nëse do ishte nisur me kohë atëhere do ishte serioz. Verifikimi i kandidatëve etj, Basha e ka bërë për të dhënë mesazhin se PD brenda po demokratizohet. Pavarësisht fiktivitetit në disa raste, brenda garës, s’mund të mendojmë që një parti para 2-3 muajsh me probleme u demokratizua sot. Aty shfaqet problemi i PD dhe partive të tjera, nëse mbyllet si ‘shoë’ për elemente elektorale do të mbyllet aty, nëse bëhet tamam do shërbejë si model.’’-tha Lami.

Ndërkohë analisti Skënder Minxhozi ka vërejtur se në votimet brenda PD ka pasur fiktivitet pasi është provuar me tentativa të kamufluara, teksa thekson edhe faktin se nëse partitë e mëdha kanë prishur garën e votës së lirë dhe të ndershme në zgjedhjet kryesore atëhere s’mund ta rregullojnë brenda tyre. Sipas tij gara e madhe e prish të voglën dhe në Shqipëri votimi është prishur prej kohësh pikërisht nga ‘zullumet’ e partive kryesore ndër 30 vite.

”Që të përdorim më mirë kohën e foljes, a e kam këtë bindje, e pata bindjen, duke u bashkuar për kontestimet për panelin që do të vlerësonte kandidaturat, disa figura qëndrojnë, më pas kujtojmë që ai komision pasi evokuar mundësinë që Berisha të vetërhiqej pasi Basha hapi krahun që të kandidojë ku të dojë e si të dojë.

Dmth, po lexojmë procesin, dhe kjo ka vlerë të diskutohet. Sa ka dalë një material me 2-3 tentativa për të testuar rigorozitetin në Tiranë, ka pasur të kamufluar si aktivistë të FRPD që pa kartën e anëtarësisë kanë votuar në 3-4 vende. Nëse ky lloj rrjet i i krijuar apostafat për një demokraci në zgjedhje, ka pasur këto lloj çarjes, vijmë tek ai skepticizmi dhe që unë dua ta hedh dhe për një diskutim. Nëse është prishur indi i votimit në rang kombëtar, me gjithë ato zullume në 30 vite, partitë politike që brenda strukturave të tyre të ndryshojnë këtë.

Nëse partitë kanë përplasje, teksa brenda do zgjedhësh kandidatë atëhere them që gara e madhe vret të voglën. Ne e kemi prishur votën e lirë.”- deklaroi Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb