Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me hapjen e zyrës së DEA-s amerikane në Shqipëri.

Beçi ka deklaruar se me hapjen e kësaj zyre të dedikuar për Shqipërinë është treguar fuqia e grupeve shqiptare të trafikut të kokainës dhe kryqëzimi i trafiqeve në vend.

Nga ana tjetër gazetari Arsen Rusta ka deklaruar se nukdo ishte çudi që DEA të marrë “peshqit e mëdhenj” të trafikut të drogës dhe “t’i paketojë ata” duke i çuar para drejtësisë

Pjesë nga biseda:

Beçi: DEA ka pasur qendrën e saj në Athinë për Ballkanin, por fakti që kërkon të vijë me zyrë të veçantë për Shqipërinë tregon fuqinë e grupeve shqiptare dhe kryqëzimin e trafikut të kokainës në Shqipëri. Veprimi i tyre me linjën e qytetarëve është një teknikë që e përdor kudo, edhe në SHBA. DEA ka dëshirë të kryqëzojë informacionet. Pritet të jetë më shumë operacionale dhe efektive dhe pritet të ndryshojë diçka tjetër. Gjithashtu do vijë edhe FBI vërdallë përveç DEA-s. Ata do provojnë të sjellin zyrtarët e tyre për të krjuar dualitetin e famshëm mes DEA dhe FBI.

Rusta:

Nuk është çudi që DEA të marrë për trafikun e drogës ata që quhen peshqit e mëdhenj dhe t’i paketojë për t’i çuar para drejtësisë. Në Itali një shqiptar ka pasur 220 kilogramë kokainë dhe nuk i ka dalë akoma emri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: