PRISHTINE- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin “Argument Plus” në RTV21, ka deklaruar se mos antonimi i himnit të flamurit kombëtar ka qenë një tjetër gabim i Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, vendi nuk do të duhet të ndihet i turpëruar prej rrugës së lirisë.

“Ajo që ndodhi është tepër gabim. Jam vet në politike dhe i njoh të gjitha, mirëpo Kosova ka të drejt kur kujton një ngjarje që lidhet me lirinë. Me këtë e respektojmë luftën e Ademit. Mendoj që kanë bërë gabim se nuk ka nevojë Kosova mu turpëru prej rrugës se vet. Himni kombëtar është i joni, i gjithi”, ka thënë Haradinaj.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: