KOSOVE- Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vijon ende diskutimet në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në një postim të fundit në Facebook, Haradinaj ka publikuar hartën për të cilën thotë se është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974.

“Kjo është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974. Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë Haradinaj, shkruan “koha.net”.

Lideri i AAK-së ka theksuar se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarë-shtetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: