TIRANË

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar sërish dëbimin e mësuesit turk Harun Çelik i dyshuar si gylenist. Ai kujton se dy eurodeputete dhe dy organizata ndërkombëtare e kanë dënuar dhe kërkojnë hetim përngjarjen. Por Vasili thotë se pse kur Haradinaj për një rast të ngjashëm si ky shkarkoi ministrin e brendshëm dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit ndërsa kryeministri Rama hesht si të jetë peng i dikujt.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

Edi Rama gojëqepur edhe per ekstradimin e Harun Çelik,po pse??

Edi Rama llafazani i deklaruar shteteror, serish shfaqet memec, por ne kete rast per Harun Çelik shtetasin turk te ekstraduar prej tij ne Turqi.

Keta rilindasit ne tufe, nga zedhenesa policie e qeverie e me radhe dolen e na shpjeguan se Harun Çelik u denua ne Shqiperi se hyri me pasaporte te falsifikuar dhe s’kishte asgje tjeter ndaj tij.

Kete e degjuam te gjithe dhe nuk kishim ndonje arsye per te dyshuar apo komentuar.

Por mediat turke qe nga CNN turk ,Haber etj etj deklarojne se Harun Çelik eshte sipas qeverise i akuzuar si pjestar i FETO dhe pamjet e prangosjes se tij qe ne mberritjen e tij ne Turqi po bejne xhiron e botes.

Dy eurodeputete Ramona Strugariu dhe Rebecca Harms kerkojne hetim te menjehershem.

Eshte denuar ashper nga Initiative of Human Rights and Freedom ne Marburg debimi i mesuesit turk duke deklaruar:

“Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Celik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”.

Ne Kosove per nje rast te ngjashem Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Po Edi Rames kush ja ka qepur gojen dhe pse?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb