Diego Simeone nuk do të lëvizë nga Atletiko Madrid deri në verën e vitit 2020. Ndonëse tekniku argjentinas është ndër më të kërkuarit në botë, ai ka vendosur që të zgjatë qëndrimin në klubin ku u emërua trajner i parë në vitin 2011.

Një vit më parë, Siemone pranoi ndryshimin e klauzolës së kontratës së tij, që mbaronte në vitin 2020, duke e afruar fundin e saj në vitin 2018. Por sot është bërë e ditur se palët i janë kthyer përsëri marrëveshjes origjinale, sigurisht me përmirësime kontraktuale për argjentinasin.

Simeone ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm te Atletiko, duke e kthyer këtë skuadër në një rival të fortë për Realin dhe Barcelonën. Gjatë këtyre viteve ai ka arritur të fitojë La Liga, Kupën e Mbretit si dhe Ligën e Europës. Pengu i vetëm deri tani janë dy finalet e Ligës së Kampioneve të humbura përballë Real Madridit./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: