Harry Kane është një prej emrave shumë të përfolur gjatë merkatove të kaluara. Pavarësisht thashethemeve, ylli i Tottenham ka preferuar të qëndrojë në Londër.

Mediat bëjnë me dije se Kane do të jetë një objektiv i një skuadre të madhe në verë. Bëhet fjalë për Manchester United, me drejtuesit që shpresojnë t’i vendosin në dispozicion trajnerit Ten Hag një lojtar të një kalibri të jashtëzakonshëm.

Gjithçka do të vendoset nga vetë Harry Kane, i cili ka gjasë të ndërrojë mjedis pas shumë vitesh qëndrimi te Tottenham. Për të parë nëse ai do lëvizë apo jo, na duhet të presim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb