Fjalë të qarta, të cilat pretendonin se ishte pikërisht ai që kishte dashur të bënte hapin mbrapa, duke hequr dorë nga titujt e Royal Family, i pa kushtëzuar aspak nga Meghan Markle.

Kështu e interpretojnë shumë gazeta britanike fjalimin e mbajtur dje në mbrëmje në një event bamirësie nga Princi Harry, në të cilën djali i dytë i Carlo dhe Diana ka folur publikisht për herë të parë pas vendimit klamoros për të hequr dorë, në pranverën që vjen, nga statusi i ‘anëtarit aktiv’ të dinastisë së Windsor.

Një refuzim që duka i Sussex-objekt i kritikave të shumta mediatike pas njoftimit të fundit, duke ngjallur dyshime për fatin e kontributeve mbretërore, që i janë dhënë deri tani nga mbretëresha-ka thënë që ka qenë i detyruar ta bëjë por jo pa ‘trishtim’ dhe pa rreziqe, por i vetëdijshëm, si mundësia e vetme për një ‘jetë më të qetë’ për veten, për Meghan dhe për djalin Archie.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb