Harry Styles i bëri homaxhe Mbretëreshës pas njoftimit të vdekjes së saj në moshën 96-vjeçare të enjten gjatë koncertit të tij.

Ish-ylli i ‘One Direction’, 28 vjeç, ndërpreu koncertin e tij në ‘Madison Square Garden’ në New York për të dhënë ‘lajmin shumë të trishtuar’ nga ‘atdheu’ i tij. Më pas ai kërkoi që 20,000 të pranishmit të duartrokisnin për Mbretëreshën për 70 vitet e pabesueshme të shërbimit të saj si monarkja më jetëgjatë e Britanisë. Teksa qëndronte në skenë, Harry tha: “Nga atdheu im, kA një lajm shumë të trishtuar sot, vdekja e mbretëreshës Elizabeth II. Ju lutem bashkohuni me mua në një duartrokitje për 70 vjet shërbim.”

Më pas ai vazhdoi të duartrokiste me duart mbi kokë dhe iu bashkua mijëra fansave për të nderuar monarken e ndjerë. Kur mbaruan duartrokitjet, Harry tha: ‘Faleminderit, Madison Square Garden.’

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb