KOSOVA

Presidenti Hashim Thaçi ka shfaqur probleme me shëndetin e tij dhe është shtruar këtë mëngjes në spital.

Mediat kosovare raportojnë se Thaçi ndodhet në Klinikën e Urologjisë ku ka marrë edhe infuzion. Nga ana tjetër Presidenca e Kosovës informon se më vonë do të bëhet një deklaratë lidhur me shëndetin e Hashim Thaçit. Deri tani dihet se problemet kanë ardhur për shkak të komplikacioneve të shëndetit të Presidentit.

Dje Presidenti i vendit kaloi të dielën me një shëtitje në Bjeshkë teksa sot kishte për të takuar edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me situatën që po kalon Kosova me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb