https://www.youtube.com/watch?v=mbePudwJVUc
TURQI – Televizioni turk “Haberturk” ka publikuar një video që tregon se e dashura e terroristit islamik Amedy Coulibaly, e dyshuar për pjesëmarrje në pengmarrjen në një supermarket në Paris, është futur në territorin turk në datën 2 janar, për tu nisur më pas drejt Sirisë në 8 janar.  Në video, Hayat Boumedienne duket e veshur me një shami të bardhë në kokë, teksa shoqërohet nga Mehdy Sabry Belhoucine, një francez me origjinë afrikanoveriore. Sipas mediave turke, policia disponon shenjat e gishtave të vajzës, të cilat i janë marrë gjatë kontrollit të pasaportës në aeroportin e Stambollit. Sipas gazetës britanike “The Times”, Hayat Boumedienne ka bërë 18 telefonata me Francën, gjatë kohës që qëndroi në Stamboll, përpara se të nisej për në Siri.
(er.nu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: