Ajo sfilon në pasarelë në Londër me format e saj rrumbullake dhe bëhet promotorja e lëvizjes për mundësi të barabarta, me yjet e tjera te famshme të modës.

Ajo është Hayley Hasselhoff, vajza e David, ish roje bregdetare e Baywatch dhe ylli i Supercar. Joshja nuk i mungon vajzës e cila ka filluar të sfilojë që në moshën 14 vjeçare.

Me një make-up të ekzagjeruar, veshje të ngushta dhe shumë grintoze, Hayley ka sfiluar duke treguar format e saj të mbushura. Sy të kaltër dhe flokë biond, 26 vjeçarja i ngjan shumë te atit dhe me të bën foto duke i postuar në rrjetet sociale. Edhe kur ishte e vogël ajo ka marrë pjesë në disa pjesë të serive kult.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb