TIRANE

Në një bisedë me banorët, Heidi ka folur për eksperiencën e saj në Grande Fratello, që sipas saj, i shkaktoi ankth. Heidi tha se fakti që njerëzit në rrugë e njihnin nuk e bënte të ndihej aspak mirë.

“Kur hyn aty, ti nuk e di çfarë mund të ndodhë, je me ata personat aty dhe je në rregull. Kur dola, mua më shkaktoi ankth. Mua m’u bë e kundërta. Prisja që të kalonin ditët që të isha prapë e qetë. Mua m’u bë totalisht e kundërta. Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që del në rrugë dhe të njohin mua ma hiqte turin,” -ka rrëfyer Heidi.

Më pas, ajo tha se mësohesh me këtë gjë dhe e shfrytëzon, prandaj u bë edhe pjesë e BBVIP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb