Heidi Klum duket më seksi se asnjëherë në tapetin e kuq dhe nuk mungon pasioni me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz.
Heidi Klum ka aftësinë e lindur për të mahnitur të gjithë në tapetin e kuq. Top modelja 49-vjeçar duket se konkuron vajzat më të reja. E
vetëdijshme për sensualitetin e saj, Heidi godet njëra pas tjetrës në ngjarjet zyrtare. Ajo nuk ka frikë të tregojë veten dhe kjo duket edhe
në edicionin 2023 të Golden Globe Awards .

Sezoni i çmimeve, kushtuar çmimeve të Hollivudit, i cili do të kulmojë më 12 mars me prezantimin e çmimeve Oscar, ka marrë jetë zyrtarisht. Për të
inauguruar këtë periudhë të tapeteve të kuq të mrekullueshëm janë çmimet Golden Globe. Shumë yje u dyndën në Beverly Hilton në Los Angeles më 10
janar. Mes fustaneve madhështore dhe bizhuterive përrallore, Heidi Klum spikati për veshjen e saj seksi dhe për pasionin me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz janë çift që nga marsi i vitit 2018, por mirëkuptimi dhe pasioni mes tyre është gjithmonë në rritje. Në tapetin e kuq, të dy nuk e janë kursyer ku përveç prekjeve, shikimeve nuk kanë munguar as puthjet. Diferenca gjashtëmbëdhjetëvjeçare në moshë nuk ndihet dhe ata nuk humbasin asnjë rast për të shfaqur zjarrin e tyre në Instagram. Kështu ishte edhe me rastin e Golden Globes, ku Heidi postoi një video nga makina, ku tregonte make-up
dhe bashkëshortin e saj. Ai, shfaqet shumë elegant me një smoking të errët, por po aq i egër me flokë të gjatë me onde.
Tani kemi ardhur te veshja befasuese e Heidi Klum. Modelja i la të gjithë pa frymë me një fustani shumë të shkurtër, me tyl transparent dhe një mori teminash,
puplash në nuancat e jargavanit. Në këmbë Heidi kishte veshur sandale Tom Ford (950 euro) prej argjendi. Smokey eye, buzëkuq në ngjyrë mishi dhe thonj me efekt shumë të gjatë nudo kompletuan pamjen e saj djallëzore dhe tejet efektive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb