Heidi Klum, pak para Pashkëve ndau një foto me publikun e saj. Supermodelja nga Gjermania i ka mësuar miqtë e saj online që të zbulojnë foto apo poza me bikini.

Ajo vetë ndan çdo ditë materiale me ndjekësit e saj në Instagram, ndërkohë që nuk ngurron të heqë rrobat e ndonjëherë të fotografohet, me apo pa rroba banje apo të brendshme. Në foton e re që ka postuar në llogarinë e saj personale, Heidi Klum puth kamerën teksa pozon para një pishine.

Modelja megjithatë ka preferuar të veshë vetëm pjesën e poshtme të rrobave të banjës dhe ka fshehur gjoksin e saj të zhveshur me duar. Në kokë ka mbajtur një shirit me veshë lepurish, me rastin e… afrimit të Pashkëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb