Pas largimit të Sylvinhos nga pankina, sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka falenderuar përzemërisht teknikun për kontributin e dhënë.

“Faleminderit mister për gjithçka. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe shumë të bukur bashkë, me shumë momente që nuk do t’i harroj kurrë.

Jam shumë mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më dhe për të përfaqësuar Kombëtaren. Do të të jem falënderues gjithë jetën. Suksese në vazhdim, mister!”, ka shkruar Asani, i cili ka qënë një nga zbulimet e Sylvinhos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb